Aksident në Orikum/ Makina përfundon në kanal, ndërron jetë në vend shoferi

10/08/2020 13:06

Një aksident fatal ka ndodhur në Orikum, Vlorë.

Mësohet se rreth orës 12:10, në aksin rrugor kryesor, si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel