Një person ka humbur jetën teksa pushonte pranë shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme në plazhin e Durrësit.

Paraprakisht bëhet e ditur se shtetasi SH.Xh., 64 vjeç ka humbur jetën pasi ka dalë nga deti për shkak të një infarkti kardiak që ka pësuar.

Autoambulanca ka marrë trupin e pajetë dhe vetëm pas kësaj është lejuar hyrja e pushuesve ditorë në ambjentent e konvaleshencës së Ministrisë së Brendshme.

Aktualisht, në ambjentet e shtëpisë së pushimit të kësaj ministrie funksionon si njësi akomoduese për punonjësit e policisë dhe familjarët e tyre vetëm një nga godinat, pasi të tjerat janë dëmtuar nga tërmeti dhe do të rikonstruktohen.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:20, në lagjen nr.13, Durrës, tek “Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme”, shtetasi Sh.Xh., 64 vjeç, banues në Patos, pasi ka dal nga uji nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel