Vllaznia zgjedh drejtor kroat/ Matko Djarmati vjen nga skuadra e Rijekës në Kroaci

07/08/2020 17:18

Pasi shpëtoi në këtë sezon rënien nga kategoria nëpërmjet ndeshjes së playoff-it, Vllaznia nën udhëheqjen e presidentit të ri Alban Xhaferri duket se ka marrë një drejtim të ri.

Në fillimin e këtij projekti Xhaferi ka prezantuar një marrëveshje me skuadrën kroate të Rijekës si për të treguar ambicjet e këtij sezoni.

Matko Djarmati është i njohur për ambientin futbollistik në Shqipëri duke qenë se ka luajtur prej shumë vitesh me disa skuadra në vendin tonë. Por postin e drejtorit sportiv atij i është propozuar ish-skuadra e tij Rijeka, si një urë lidhëse e programit mes Vllaznisë dhe skuadrës kroate.

Ndërkohë Suad Lici i cili ka arritur të përballojë këtë situatë të vështirë të Vllaznisë në vitet e fundit edhe pse jashtë vendimeve të reja në klub për drejtorin dhe trajnerin e ri, tregon edhe në këtë rast se Vllaznia vlen më tepër.

Top Channel