Përmbytjet i shkatërruan shtëpitë, banorët presin të lumtur Kim Jong Un me fuoristradë luksoze

07/08/2020 22:10

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jon Un, ka urdhëruar zyrtarët e tij të dërgojnë ushqime dhe të sigurojnë strehim për qindra familjet që humbën shtëpitë e tyre nga përmbytjet, raporton agjencia e lajmeve KCNA.

Shirat e dendur në gadishullin Korean sollën përmbytje të mëdha për të dy Koretë, atë të Jugut dhe atë të Veriut brenda pak ditëve.

Shqetësimi është rritur për shkatërrimin e të mbjellave në Korenë e Veriut, pasi përbën një potencial të madh për furnizimin e zonës me ushqime.

“Është prioritet i rëndësishëm fakti që t’u sillen materiale dhe komoditete për të fjetur natën, ilaçe dhe çfarëdo lloj nevoje për njerëzit e prekur,” tha Kim Jong Un.

Edhe pse të përmbytur, kur Kim Jong Un shkoi me fuoristradën e tij për të vizituar banorët ato u shfaqën të lumtur, shkruan KCNA.

Top Channel