Kaos në Liban/ Pas shpërthimit të fuqishëm, në vend nisin protestat masive…

07/08/2020 16:33

Bejruti është përfshirë nga kaosi tre ditë pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pranë një porti detar, e që i mori jetën 154 personave dhe lëndoi më shumë se 5.000 të tjerë.

Në Liban, gjithashtu janë shënuar protesta të shumta ndaj elitave drejtuese. Shkak për shpërthimin mendohet se është bërë një sasi e madhe tonelatash nitrat amoniumi, por gjithsesi, për presidentin e vendit, Michel Aoun, shkaku mbetet ende i paqartë. Veç viktimave dhe të lënduarve, më shumë se 300.000 mijë persona kanë humbur shtëpitë e tyre, duke shtuar akoma më shumë pakënaqësitë në mesin e qytetarëve.

Madje një qytetar i Bejrutit, i identifikuar si Chadia Elmeouchi Noun, në një prononcim për BBC, u drejtua me tone të ashpra qeveritarëve.

“Unë e kam ditur, gjatë gjithë kohës ne jemi udhëhequr nga njerëz të paaftë, qeveri jokompetente. Por unë po ju them diçka, ajo që ata kanë bërë tani është absolutisht kriminale”.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel