Funeral në vend të dasmës/ Vdekja e infermieres në Bejrut përlot një botë të tërë…

07/08/2020 18:22

Familjarët e të afërmit, prisnin që shumë shpejt të ishin të pranishëm në ceremoninë e dasmës së të dashurës së tyre, por kurrsesi nuk i kishte shkuar për mend, se në vend të saj, ato do të ishin të pranishëm në ceremoninë e saj të mortit.

Ky është realiteti i hidhur që ka ndodhur në Bejrut, aty ku pas shpërthimit humbi jetën infermierja 24-vjeçare, Sahar Fares. Duke ndjekur traditat e dasmave dhe me muzikantë që luanin gjatë gjithë kohës tinguj ritmike, Sahrah u shoqërua për në banesën e fundit. I fejuari i viktimës, Gilbert Karaan, mbante mbi supe arkivolin me trupin e pa jetë të së dashurës dhe nga hidhërimi lotët i rridhnin ndër faqe.

“Gjithçka që dëshirove do të bëhet, por vetëm ti nuk do të jesh me vello të bardhë. Ma ke thyer zemrën, dashuria ime. Jeta nuk ka më shije për mua që kur ke ikur ti”, shkroi Karaan në rrjete sociale para ceremonisë.

Sipas Karaan, Sarah ishte duke biseduar në telefon me të në momentin e shpërthimit. Ajo ishte pjesë e ekipit të zjarrfikësve që humbën jetën, pasi shkuan për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve. Karaan shtoi se Sahrah po i tregonte gjithçka po ndodhte, po i tregonte për flakët masive që kishin përfshirë vendin dhe për gjenden kaotike të krijuar, kur papritur sipas tij, linja u ndërpre dhe për fatin e të fejuarës mësoi vetëm në media.

“Nusja ime e bukur. Dasma jonë do të zhvillohej më 6 qershor 2021. Në vend të kësaj do të jetë nesër. Unë të kam dashur, të dua dhe do të të dua gjithmonë. Derisa do të ribashkohem me ty dhe të vijojmë rrugëtimin tonë të përbashkët”, shkroi më tej Karaan.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA