Përshkallëzohet lufta tregtare/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve Bombardier nëse nuk prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 miliardë dollarëshe 08/09 08:37
Temperaturat deri në 38 gradë Celsius, kanë detyruar britanikët të dynden masivisht plazheve.
Vajza me bikini, djem që bëjnë hedhje akrobatike në det, kjo është panorama e tanishme në plazhet e Britanisë. Pushuesit duket se kanë “injoruar” hapur masat e dhëna nga qeveria dhe shihet qartazi që nuk e kanë respektuar distancimin social. Kjo javë ka shënuar motin më të nxehtë në Angli, ku brenda dy ditësh janë arritur temperaturat më të larta të vitit.
“Jemi të frikësuar sepse pushuesit nuk po ndjekin asnjë rregull, nuk sheh askënd të përdorë maskë dhe aq më tepër të respektojë distancimin social”, u shprehën autoritetet.
Top Channel