Brazili solidar/ Monumenti i Krishtit “vishet” me flamurin e Libanit…

07/08/2020 18:51

Ashtu sikurse ndodhi dhe me viktimat e COVID-19, monumenti madhështor i Krishtit në Brazil është “veshur” me flamurin e Libanit.

Shpërthimi që ndodhi në Bejrut më katër gusht, i mori jetën më shumë se 150 personave dhe lëndoi mbi 5.000 të tjerë.

Shkak i shpërthimit u bë një ngarkesë prej 2750 tonë amonium nitrati, e cila ndodhej e konfiskuar në një magazinë fare pranë një porti detar. Gjithashtu sipas raportimeve si pasojë e sulmit rreth 300.000 persona kanë humbur shtëpitë e tyre…

Top Channel