Bejrut/ Ndodheshin në kishë për t’u martuar, gjithçka shkatërrohet në vetëm pak sekonda… (Video)

07/08/2020 21:47

Në kishë, përkrahë babait dhe duke u drejtuar për nga njeriu që do të kalosh pjesën tjetër të jetës, mund të duket një ceremoni martesore perfekte për çdo njeri.

Por për një familje në Bejrut, kjo skenë u kthye në tmerrin e tyre më të madh. Në videon e bërë virale, shikohet nusja, dhëndri dhe familjarët, të cilët duken tejet të lumtur për këtë ceremoni.

Por kur toka nis të pësojë një dridhje të lehtë, ato u trembën disi, megjithatë nuk bënë prapa, pasi menduan se e gjitha ishte një tërmet i lehtë.

Në momentin që dridhja nisi të bëhet dhe më e madhe dhe si pasojë nisën të thyheshin xhamat e kishës, familjarët filluan të dalin me shpejtësi nga kisha dhe i vetmi mendim i tyre ishte se si të mbronin fëmijët që kishin me vete. Pamjet janë vërtetë ngjethëse, për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel