Aksident në rrugën e Rinasit/ Përplasen dy automjete, plagosen dy shoferet

07/08/2020 17:27
Ilustruese

Një aksident është shënuar këtë të premte në rrugën e Rinasit, ku janë përplasur dy automjete, e për pasojë janë lënduar dy drejtueset.

Mjeti me drejtuese shtetasen S.U., 30 vjeçe, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M.P., 22 vjeçe, ku për pasojë janë dëmtuar të dyja drejtueset e mjeteve.

Të rejat janë dërguar në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.08.2020, rreth orës 16:40, në rrugën e Rinasit, mjeti me drejtuese shtetasen S.U., 30 vjeçe, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M.P., 22 vjeçe, ku për pasojë janë dëmtuar të dyja drejtueset e mjeteve, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel