Nuk ndahet numri 6 i viktimave/ 127 raste të reja, më shumë se 1 mijë persona aktivë ndiqen nga mjekët e familjes

06/08/2020 20:23

Shqipëria regjistroi sërish numrin gjashtë të viktimave brenda 24 orëve si pasojë e infektimit me kovid 19. Numri I të vdekurve nga ky virus ne Shqipëri shkon ne total në 188.

“Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana”.

Ndërkohë qe gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 127 prej tyre rezultuan pozitiv. 2673 persona janë aktive aktualisht ne vendin tone me kovid.

“Ndërsa më shumë se 1 mijë raste aktive të prekura nga Covid19 po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse”.

Ministria e Shëndetësisë ju lut qytetareve edhe një herë tjetër qe zbatojnë vendimin e qeverisë shqiptare për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA