Virgin Atlantik/ Falimenton kompania e miliarderit

05/08/2020 14:53

Virgin Atlantik e miliarderit Richard Bronson, ka plotësuar dokumentat për falimentim në SHBA ndërsa industria globale e aviacionit ndjen pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Kompania ajrore me bazë në Britaninë e madhe kërkon mbrojtje bazuar në kapitullin 15 të kodit të falimentimit në shba që lejon një debitur të huaj të shpëtojë asetet në vend.

Kjo është dega e dytë e Virgin që zhytet në telashe këtë vit. Virgin Australia hyri në administrim në prill.

Në kërkesën e kompanisë “Virgin Atlantic” të paraqitur në gjykatën e distriktit jugor të Nju Jorkut thuhet se kompania ka negociuar për një marrëveshje me aksionerët “për një rikapitalizim konsensual” që do të hiqte borxhet nga bilanci i saj dhe “do ta poziciononte menjëherë për një rritje të qëndrueshme afatgjatë”.

Në korrik, kompania “Virgin Atlantic” tha se kishte arritur një marrëveshje shpëtimi me aksionerët dhe kreditorët, me një vlerë prej 1.57 miliardë dollarësh, për të siguruar të ardhmen e saj përtej krizës së koronavirusit. Kërkesa gjyqësore në Shtetet e Bashkuara është një hap i nevojshëm pas një tjetër mase të kërkuar në gjykatat britanike, ku “Virginia Atlantic” mori miratimin të martën për të thirrur takime të kreditorëve që do të ndikohen, për të votuar planin më 25 gusht.

Linja ajrore, me 51% në pronësi të “Virgin Group” nga Branson dhe 49% në pronësi të kompanisë ajrore amerikane “Delta”, mbylli selinë e saj në Gatëick dhe shkurtoi më shumë se 3’500 vende pune për të luftuar me pasojat nga pandemia COVID-19, e cila po mban aeroplanët të ulur në tokë dhe ka goditur fort kërkesën për udhëtime ajrore.

Virgin Atlantic tha se duhej të rikapitalizohej “jo vetëm që të mbijetojë nga kërcënimet e jashtme të paraqitura nga pandemia globale COVID-19, por që të arrijë progres pasi të kalojë kriza e menjëhershme globale e shëndetit”.

Top Channel