Ulërima e panik/ Momenti kur gazetarja e BBC bie në tokë pas shpërthimit gjatë intervistës live (VIDEO)

05/08/2020 19:33

Shpërthimi i fuqishëm dje në Bejrut, që u bë lajm në mbarë botën, shkaktoi mbi 110 të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Shpërthimi la shumë pasoja si materiale ashtu edhe në njerëz. Ndërkohë që ende nuk është dhënë versioni zyrtar i shkakut të shpërthimit.

Të shumta kanë qenë videot që qarkullojnë në internet se si është përjetuar shpërthimi nga njerëz të ndryshëm.

Ky është momenti kur gazetarja e BBC Arabic, Maryem Taoumi, po bënte një intervistë në momentin që ndodhi shpërthimi në kryeqytetin libanez.

Forca e shpërthimit ishte aq e madhe sa gazetarja përfundoi në tokë.

Top Channel