Kanadaja ka rritur gatishmërinë prej stuhisë “Isaias” që prej fundjavës së kaluar ka lënë disa viktima në Ishujt Karaibe dhe në brigjet lindore të SHBA-së.

Stuhia tropikale “Isaia” ka shkaktuar të paktën pesë viktima gjatë lëvizjes në brigjet lindore të SHBA-së dhe po i drejtohet tani Kanadasë në veri.

Tornadoja që solli me vete reshje të dendura shiu dhe përmbytje u mori jetën dy banorëve të martën në banesën e tyre në Karolinën e Veriut, ndërsa të paktën tre shtetas amerikanë mbetën të vdekur në shtetet e New York, Delauerit dhe Merilendit.

Përveçse rrënoi banesat ku kaloi, shirat dhe erërat e fuqishme përmbytën zonat e ulëta dhe shkëputën energjinë elektrike për rreth 1 milion e gjysmë shtëpi dhe biznese në lindje, raporton Ora News.

Në shtetin e New Jersey, guvernatori urdhëroi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa në New York fqinj, autoritetet shpërndanë paketa emergjence, pompa, motosharra për pemët e rrëzuara dhe thasë me rërë për të bllokuar vërshimin e ujërave në qendrat e banuara.

Ishujt e Karaibeve, Puerto Rikoja dhe Republika Domenikane në fundjavë raportuan pasoja të ngjashme dhe të paktën 2 viktima.

Qendra e Uraganeve në Kanada ka paralajmëruar se stuhia tropikale pritet të godasë edhe vendin me shira veçanërisht të dendur deri 60 milimetra në provincën lindore të Kebekut.

Forca goditëse e stuhisë është ulur, megjithatë, dhe reshjet mund të bien në harkun e dy-tri orëve duke rrezikuar vetëm përmbytje të lehta në zona të caktuara.

Kanadezët që jetojnë në rajonet e prekura janë këshilluar të pastrojnë kanalet dhe pusetat dhe të shmangin lëvizjet me automjete në orët e vona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA