Po bënte fotot e dasmës/ Momenti kur nusja largohet me vrap në momentin e shpërthimit në Bejrut (VIDEO)

05/08/2020 17:26

Një video e regjistruar në Bejrut gjatë tragjedisë që ndodhi ditën e djeshme është duke bërë xhiron e botës.

Një nuse e cila ishte duke bërë “albumin fotografik” të dasmës, në momentin që ndodhi shpërthimi, është trembur së tepërmi nga e gjithë situata e krijuar. Ajo shfaqet e veshur me vello të bardhë dhe me lule në duar, ndërsa sapo ka ndier dridhjet e tokës shihet duke vrapuar për të shpëtuar jetën.

Sakaq, kujtojmë që si pasojë e tragjedisë që ndodhi në kryeqytetin e Libanit, kanë humbur jetën së paku 100 persona, ndërsa më shumë se 4.000 mijë të tjerë janë lënduar. Bilanci i dëmeve nuk është ende përfundimtar, pasi dyshohet se shumë persona të tjerë ndodhen nën rrënoja.

Top Channel