Pamje të rënda/ Korridoret të mbuluar nga gjaku, tmerri brenda spitaleve në Bejrut

05/08/2020 17:36

Rrjeti spitalor në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ka kaluar në një kolaps të vërtetë për shkak të dyndjes së njerëzve, të cilët u lënduan si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pranë një porti detar.

Sipas raportimeve të deritanishme rreth 100 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa më shumë se 4.000 të tjerë janë paraqitur të lënduar.

Shkak i shpërthimit besohet se ka qenë një sasi prej 2750 tonelatash nitrat amoni, e cila gjendej në një magazinë të sekuestruar prej vitesh. Shpërthimi vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin. Vendi po përballet me një krizë ekonomike, pandeminë e koronavirusit dhe demonstrata masive kundër varfërisë.

Tensionet janë gjithashtu të larta pasi të premten, një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit, Rafik Hariri. Ai është vrarë më 2005.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel