Momenti prekës/ Shërbëtorja mbron në kohë rekord vogëlushen pas shpërthimit në Bejrut (VIDEO)

05/08/2020 21:04

E gjithë bota është shokuar nga ajo që ka ndodhur në Liban. Dy shpërthime që kanë ndodhur pranë një porti detar në Bejrut, kanë shkaktuar qindra viktima dhe mijëra të lënduar.

Pamjet e shpërthimit janë apokaliptike, por pamjet e reagimeve të njerëzve gjatë momentit të shpërthimit janë mjaft prekëse. Në një video të bërë virale në rrjet, shikohet një vajzë e vogël duke luajtur në ballkonin e shtëpisë, ndërsa pranë saj është dhe një grua, e cila shihet duke pastruar ambientin.

Në momentin që ndodh shpërthimi dhe toka nis të dridhet, gruaja në mënyrë instiktive mbërthen fort pas vetes vogëlushen dhe bashkë me të futet në ambientet e brendshme të shtëpisë. Në video shihet qartë që nga shpërthimi xhamat e ballkonit ku vajza po luante copëtohen në mijëra pjesë.

E po të mos ishte për gruan, ndoshta vogëlushja mund të pësonte lëndime.

Top Channel