Situata e zjarreve mbetet shqetësuese edhe në rrethin e Lushnjës .Gati çdo dy ditë shfaqen vatra zjarri në zona të ndryshme të Lushnjës ku kryesisht janë dru frutorë shkurret ato që marrin flakë etj.

Sipas shefit të zjarrfikësve në Lushnjë, Fatmir Bozi këto zjarre shumicën e rasteve janë vënë nga persona të pa përgjegjshëm të cilët tentojnë të pastrojnë kullotat apo të djegi mbeturina.

Më të vështira sipas Bozit janë ato zjarre ku nuk mbërrijnë dot mjetet e zjarrfikësve dhe fiken me mjete rrethanore.

Për banorët e zonës së Ballagatit ky zjarr është i treti brenda 10 ditëve duke u kthyer në një shqetësim madhor për ta sipas banorëve nga zjarret e rëna janë djegur me qindra rreth ullinj që nga ata të rinjë deri te shekullorët. Ata thonë që janë të qëllimshme dhe se vihen për inat te njeri tjetrit.

Top Channel