Lufta në Lindjen e Mesme, reagon Trump: Nuk do të ketë tarifa në Ngushticën e Hormuzit gjatë armëpushimit, por nëse nuk arrihet marrëveshja… “Zoti polic, të lutem mos më qëllo. Të lutem mik”. Imazhet dramatike të kamerave të dy prej tre agjentëve të akuzuar për vrasjen e George Floyd në Minneapolis, janë publikuar ekskluzivisht nga tabloidi britanik Daily Mail. Transkriptet ishin shpërndarë më herët.
Duke iu lutur policëve shihet tani Floyd, i terrorizuar, kur një nga agjentët i drejton pistoletën në kokë. Nëntë minuta më pas, ai vdes i mbytur nga presioni i gjurit të një polici tjetër. Pamjet tregojnë në detaje vuajtjen e afro amerikanit dhe se si agjentët kanë injoruar kërkesat e tij për mëshirë.
Këto imazhe tregojnë Floyd që kërkon t’i bëjë rezistencë tentativës së agjentëve par ta ngjitur në pjesën e pasme të makinës, duke u thënë se vuante nga klaustrofobia dhe ankthi.
Më pas, vijnë momentet më dramatike: agjenti Derek Chauvin, iu vendos gjurin mbi qafë për thuajse nëntë minuta, duke shkaktuar vdekjen e tij e duke injoruar britmat e përsëritura të Floyd, ‘nuk mund të marr frymë’. “Me sa duket do të vdes kështu”, pëshpërit në fund Floyd duke parashikuar kështu fatin e tij.
Top Channel