Protestë në lokalet e dasmave/ Pronarët në Lezhë: Vetëm ne po gjobitemi

04/08/2020 15:22

Zhvillimi i dasmave në kushtet e pandemisë u ka kushtuar shtrenjtë disa restoranteve në Lezhë.

Në zbatim të aktit normativ policia e Lezhës ka gjobitur subjektet që organizonin dasma në kohë pandemie
por administratorët e këtyre subjekteve kundërshtojnë se pse akti normativ po zbatohet vetëm në Lezhë dhe nq qytete të tjera dasmat zhvillohen pa u shqetësuar nga askush.

Administratorët e lokaleve bëjnë me dije se të gjitha dasmat që më parë ishin prenotuar në restorantet e tyre tashmë do të zhvillohen që qytete të tjera dhe kjo sipas tyre është jo e drejtë. Ata theksojnë se gjobitjet po bëhen në mënyrë selektive pasi dasmat në disa lokale edhe në Lezhë vijojnë që të zhvillohen.

Policia e Lezhës gjatë këtyre ditëve ka vendosur 12 gjoba për organizimin e dasmave.

Top Channel