Kukësi është skuadra që po lëviz më shumë në këtë moment në merkato në futbollin shqiptar.

Pas zyrtarizimit dhe prezantimit të trajnerit të ri, Skënder Gega, skuadra verilindore zyrtarizon edhe një blerje të re, atë të portierit Angelo Tafas nga skuadra greke e AEK.

Në një komunikatë për shtyp, Kukësi bën të ditur se Tafas 20 vjecar ka nënshkruar me nënkampionët e vendit një kontratë 2 vjecare, firmë të cilën e hodhi pasi zhvilloi edhe vizitat mjekësore.

Angelo Tafas është nga Elbasani dhe është formuar në akademinë e AEK. Ai ka përfaqësuar përfaqësuesen shqiptare të U19, ndërkohë që në kohën e Panuccit u grumbullua edhe me kombëtaren A. Angelo Tafas do të bashkohet me skuadrën ditën e enjte kur Kukësi do të nisë përgatitjet për Europa League .

Ndërkaq te Kukësi ka edhe largime. pas shkurtajt dhe Krasniqit, është edhe Valon Et’hemi që i thotë lamtumirën skuadrës verilindore pas 3 sezonesh me të për t’u transferuar te skuadra e Zaglebin Lubin në kampionatin polak.

Vetë futbollisti me një postim në rrjetet sociale konfirmoi largimin e tij nga Kukësi duke e falenderuar këtë.

Top Channel