Në një kthim prapa total mbi menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, presidenti amerikan, Donald Trump, i ka shkruar një letër mbështetësve të tij duke i ftuar të mbajnë maskën sepse siç thotë ai, ‘patriotët e mbajnë’ atë.

Në tekst, Trump nënvizon se ka patur pak konfuzion në lidhje me mbajtjen e maskës, por thotë ai, unë mendoj është diçka që të gjithë duhet ta provojmë ta bëjmë kur nuk jemi në gjendje të ruajmë distancën sociale.

Në letër, presidenti ka nënvizuar se as atij nuk i pëlqen ta mbajë. Sidoqoftë, maska – ka kujtuar ai – mund të na ndihmojë të kthejmë stilin tonë të jetës amerikane që aq shumë prej nesh, me të drejtë e vlerësojnë.

Ndërkohë, infektimi vazhdon. Së fundmi, shtetet e bashkuara të Amerikës regjistruan 47 mijë raste të reja koronavirusi dhe 469 viktima në 24 orë. Në total në vendin më të goditur në botë nga pandemia, bilanci ka shkuar në 47323 raste dhe 155366 viktima.

Top Channel