![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/14eb6bc0-2ccf-11ef-9ac3-fdf17bd11a0d_sd-800x450.jpg)
18/06 22:37
Ditën e hënë, mediat e huaja publikuan lajmin e gjetjes së një ish-polici britanik, pesë vite pasi ai ishte shpallur i vdekur.
Ricards Puisy gjatë kësaj kohe ka jetuar në një pyll të Wisbech. Ai kishte ndërtuar një tendë brenda shkurreve dhe strehohej aty për t’u ndier më i sigurt, pasi sipas tij disa persona kërkonin për ta vrarë.
Ish-polici tashmë është vendosur në mbrojtjen e policisë dhe sipas raportimeve, autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel