Kapet mat profesori venezuelian i Harvardit, zbulohet se përdori inteligjencë artificiale për të shkruar një artikull kundër Trump
Franca mundet që në “në çdo moment” të humbasë kontrollin mbi situatën me pandeminë, paralajmëroi Këshilli Shkencor për COVID-19 i qeverisë franceze.
Të dhënat zyrtare treguan rritje të numrit të pacientëve që janë duke u trajtuar në kujdes intensiv.
Sipas një udhëzimi të përgatitur nga ky Këshill “virusi kohët e fundit po qarkullon më mënyrë më aktive, pas lehtësimit të masave kundër pandemisë”.
“Në afat të shkurtër, mbajtja e kontrollit është kryesisht në duart e qytetarëve”, thanë zyrtarët shëndetësorë, duke paralajmëruar një përkeqësim të mundshëm të situatës gjatë stinës së vjeshtës.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bëri thirrje qytetarëve që të mbetet “vigjilent” dhe të vazhdojnë të zbatojnë masat mbrojtëse kundër përhapjes së virusit, siç janë: mbajtja e maskave, distanca fizike dhe larja e rregullt e duarve.
Në Francë deri më tani janë regjistruar mbi 30 mijë viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Vendi, regjistroi mijëra raste të të infektuarve javën e kaluar, duke bërë që disa qytete dhe rajone të imponojnë kufizime.
Top Channel