4 viktima dhe 130 raste të reja/ 116 pacientë të shtruar në dy spitalet Covid, 7 të intubuar

04/08/2020 19:35

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me koronavirusin ne vend 4 persona, ndërsa është regjistruar dita me më shumë raste te reja, 130 të infektuar dhe numri me i madh vijon të jetë në Tiranë.

“Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: Një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese”.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv me kovid -19, ku 23 janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar. Nisur nga kjo situatë e përkeqësuar e të prekurve, autoritetet apelojnë për respektimin e masave dhe protokollit anti kovid.

“U kërkojmë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale. Në këtë normalitet të ri, bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e infeksionit, për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA