Kukësi bën goditjen e parë merkato për sezonin e ri. Verilindorët kanë zyrtarizuar afrimin e portierit të talentuar Angelo Tafas, i cili vjen nga akademia e AEK-ut të Athinës, dhe është një i ri me prespektivë i cili mund të bëjë mirë në të ardhmen.

Tafas siç njofton vetë klubi i Kukësit ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me nënkampionët e Shqipërisë.

Komunikata e Kukësit:

Angelo Tafas është futbollisti më i ri i Kukësit! Portieri 20-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Portieri i dalë nga akademia e AEK në Greqi, është një forcë më shumë për portën tonë.

Tafas ka zhvilluar vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Portieri nga Elbasani ka përfaqësuar edhe Shqipërinë U19, ndërkohë që ka pasur mundësinë të jetë i grumbullar edhe nga Kristian Panuçi me ekipin e parë Kombëtar.

Tafas do të bashkohet me ekipin ditën e enjte kur edhe nisin përgatitjet për Kupat e Europës. Prej ditësh, Tafas ka zhvilluar stërvitje individuale me ish-futbollistin tonë, Roland Peqini.

Top Channel