Rreth e qark balenave gjigante, sërfistët dhurojnë spektakël (VIDEO)

03/08/2020 22:50

Një balenë gjigante dhe e vogla e saj kanë notuar pranë një grupi të madh sërfistësh, që u bashkuan për t’i ndjekur ato.

Pamjet e mrekullueshme me dron janë filmuar nga 31-vjeçari Dominique Taylor. Dy kafshët e mëdha, u filmuan pasditen e djeshme në qytetin Manly të Australisë.

Në fillim pranë balenave duket vetëm një sërfist, por kur panë se çfarë po ndodhte u afruan edhe të tjerët, duke krijuar një grup të madh që i shkonin nga pas kafshëve gjigante.

Balena më e vogël pa pasur asnjë lloj frike u afrohet sërfistëve dhe madje një prej tyre arrin ta prekë.

Top Channel