Pamje të rralla/ Momentet e para të arrestimit të Gerorge Floyd-it

03/08/2020 20:06

Më 25 maj të këtij viti, Shtetet e Bashkuara u tronditën nga vrasja e 46-vjeçarit George Floyd, nga policia.

Që prej vrasjes në rrjete sociale kanë qarkulluar një mori pamjesh, por ato që janë publikuar sot nga britanikja “Daily Mail”, janë cilësuar si ekskluzive. Ato janë filmime të marra nga kamerat e trupit të policëve dhe tregojnë të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Fillimisht dy policë i drejtohen Floyd-it me armë në kokë, ndërsa ky i fundit shfaqet duke iu lutur atyre që ta lenë të qetë, pasi vuan nga ankthi dhe klaustrofobia. Pas këtij momenti 46-vjeçari shtrihet në tokë dhe oficeri Derek Chauvin i vendos këmbën në fyt, veprim i cili i mori frymën dhe si rrjedhojë jetën.

Ndërkaq, kujtojmë që për vdekjen e Floyd-it në SHBA dhe shumë vende të botës u shënuan protesta masive, protesta të cilat u titulluan më pas “Black Lives Matter”.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel