Festat ilegale në Paris/ Pjesëmarrësit japin Donacione për të paguar gjobat

03/08/2020 13:05

Me masat e sigurisë për covid 19 që kanë çuar në mbylljen e klubeve nëPparis, adhurues gjithnjë e më të shumtë të muzikës dhe DJ në të gjithë kryeqytetin francez, po mblidhen së bashku në festa të pa autorizuara.

Festat mbahen në vende të paligjshme, dhe njoftohen në minutat e fundit. Ato në fakt janë zhvilluar prej kohësh dhe tani po shihet një interes i shtuar nga adhuruesit e muzikës të lodhur nga izolimi.

Ne po përpiqemi t’i japim njerëzve një mënyrë për tu çliruar – thotë shai Hamed, një pjesëtar i Trance ta Race, një prej organizatorëve të festave.

Trance ta Race, është një grup që organizon festa free dhe operon falë donacioneve dhe pjesmarrjes së vizitorëve. Hyrja në këto festa është rreth 10 euro, me një bar ku pijet janë me pagesë. Donacionet përdoren edhe për të paguar gjobat dhe për të rimbursuar pajisjet e konfiskuara. Adresa e festës dërgohet me mesazh privat në rrjetet sociale dhe lihet një sekretari telefonike për konfirmimet.

Organizatorët punojnë me vullnetarë që sigurojnë edhe alkoolin dhe maskat mbrojtëse. Vendi i festës ndryshon gjithnjë, mund të jetë një hangar apo një fabrikë e braktisur.

Top Channel