David Beckham i mungonte vetëm një gjë për të konfirmuar përfundimisht statusin e tij si yll ndërkombëtar; të ketë një film të tij.

Ish futbollisti britanik, një prej personave më të famshëm në botë, ka një familje po kaq të famshme, një pasuri marramendëse, biznes të suksesshëm, kontrata publicitare më avantazhuese dhe skuadrën e tij të futbollit, Inter Miami. Por tani ai do të ketë edhe një film dokumentar që do të tregojë jetën dhe karrierën e tij.

Sipas asaj që publikohet te ‘Daily Mail’, beckham ka filluar bisedimet formale me 2 nga platformat streaming më të fuqishme në merkato; Netflix dhe Amazon Prime. Duket se ish kapiteni i përfaqësueses angleze të futbollit, është frymëzuar nga seriali dokumentar i Michael Jordan ‘The Last Dance’ për të hedhur idenë e xhirimit të filmit për të.

Për momentin dihen shumë pak detaje në lidhje me dokumentarin për një personalitet si Beckham që gjatë karrierës së tij ka veshur fanelën e Manchester united, Real Madrdit, LA Galaxy apo PSG e Milan. Ajo që mësohet është se dokumentari do të realizohet nga kompania televizive e vetë Beckam, Studio 99, të cilin ai e hodhi në treg vitin e kaluar.

Në film do të përfshihen materiale nga arkiva që papublikuara më parë.

Sipas një burimi pranë rrethit të familjes Beckham që citohet nga ‘the Sun’, ish futbollisti është shumë i emocionuar për këtë projekt të cilin ka dashur ta realizojë prej kohësh

Top Channel