“Papërgjegjshmëri dhe guxim i tepruar”- Policia kap shoferin duke udhëtuar me shpejtësi të pazakontë

02/08/2020 09:05
Ilustrim

Pesë gjoba janë vendosur mbrëmjen e shkuar ndaj drejtuesve të automjeteve që qarkulluan në zonën e Saukut në Tiranë, një aks i vendosur vazhdimisht në vëzhgimin e policisë rrugore.

Gjobat e vendosura janë 30 mijë lek të rinj, ndërsa këto gjoba janë vendosur për drejtues mjetesh rezident në një nga vendet e BE-së.

Gjatë vëzhgimit në terren, policia ka konstatuar qarkullimin e automjeteve me shpejtësi deri në 198 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h.

Njoftimi:

Sauk-Teg- Vijon kontrolli me Radar ?, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me dragera për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e ?.

? rregjistron 198 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h, shpejtësi per ?, por kurrsesi për të udhetuar i sigurtë për veten dhe të tjerët në rrugë.

? shënon 1.11 mg/l dhe 0.99 mg/l alkool në frymemarrjen e një drejtuesi mjeti pune! Papërgjshmëri dhe guxim i tepruar, pasojat e të cilës mund të jenë fatale ?, për jeten e përdorueseve të tjerë të rrugës.

Edhe pse kontrollet me radar dhe alkooltestues, janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë por në gjithë rrugët urbane dhe ato interurbane te Shqipërisë, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë edhe me te përqendruara, fushatat sensibilizuese gjithashtu më të shumta, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore, si “vrasës” të sigurisë në rrugë.

Prej orës 20:00 e deri në këto momente, janë ✍??♀ 12 leje drejtimi, për shpejtësi që varionjnë nga 132 deri në 198 km/h. Dhe 7 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.29mg/l deri në 1.11 mg/l.

Dy drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjetin në gjendje të dehur që varionin nga 0.78mg/l deri në 0.99 mg/l, sasi që sipas testeve të verifikuara vinte në rritje.

Gjithashtu janë vendosur 5 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në nje nga vendet e BE-së.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Të fluturosh në rrugë gati me 200 km/h apo në gjendje të dehur ke cenuar rëndë sigurinë e jetës në rrugë. Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë.

Top Channel