Polonia: Avioni i presidentit Kaczynski u shkatërrua nga dy shpërthime

01/08/2020 17:54

Ekspertët e komisionit polak që po heton aksidentin ajror pranë Smolensk në vitin 2010, ku u vranë 96 njerëz përfshi dhe presidentin e vendit Lech Kaczyński, kanë zbuluar detaje të reja mbi incidentin.

Komisioni i drejtuar nga ish-ministri polak i mbrojtjes Antoni Macierewicz, thotë në raportin e tyre se shkaku i rrëzimit të avionit ishin dy shpërthime, një në qendër dhe një në krahun e majtë të tij.

Komisioni thotë se kjo provohet nga natyra e dëmeve të shkaktuara, shpërndarja e rrënojave dhe natyra e plagëve që kishin pësuar viktimat në bord.
Laboratorët konfirmuan gjithashtu gjurmë eksplozivësh TNT, pentaerithritol e tetranitrat hexogen.

Ekspertët thanë: “Nuk ka dyshim se kjo tragjedi u shkaktua nga një numër veprimesh të qëllimshme, si gjatë mirëmbajtjes së avionit tip Tu-154M dhe nga udhëzimet e kontrollorëve ajrorë ruse që drejtuan avionin larg aeroportit”.

Tu-154 u përplas teksa përgatitej të ulej në aeroportin e Smolensk teksa delegacioni shkonte në ceremoninë e përvjetorit të 70të të masakrës së Katyn në Poloni.

Komisioni refuzoi teorinë e fajësimit të pilotëve dhe shtoi se operatorët në Smolensk i kishin dhënë avionit Tu-154 informacione të pasakta për uljen.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel