11 të vdekur nga shembja e vinçit gjigand në portin indian (video)

01/08/2020 21:17

Ky është momenti i tmerrshëm kur një vinç gjigand shembet në një impjant detar indian, në të cilin vdesin të paktën 11 punëtorë dhe plagosen tre të tjerë.

Pamjet tregojnë rënien e strukturës së stërmadhe të hekurt, e cila bie duke u bërë copa-copa në impjantin detar të qytetit jugor Visakhapatnam.

Aksidenti ndodhi sot pasdite rreth orës 12.30 teksa vinçi ishte duke bërë testime me ngarkesat. Tragjikisht punëtorët që ishin aty pranë mbetën të bllokuar nën rrënoja.

Komisioneri i policisë së Suresh Babu tha se grupet e shpëtimit në skenë po përpiqeshin të prisnin vinçin për të hequr pjesët e tij.

Administratori Vinray Chand, tha se shumica e viktimave ishin punëtorë të ngarkimit.

 

Policia tha se ka nisur hetimet dhe krerët e impjanteve Hindustan Shipyard, po kryenin një mbledhje për incidentin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel