Myslimanët në të gjithë botën festojnë sot një nga festat kryesore të islamit, kurban bajramin.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe rrezikut të përhapjes së tij, falja e namazit të kësaj feste, nuk u lejua në xhamitë e Kosovës. Në orën 6.30 minuta, përveç ezanit, në xhamitë e Prishtinës nuk pati besimtarë për ritualet e zakonshme fetare.
Për 50 vite radhazi, çdo namaz të kurban bajramit riza Syla e ka falur në xhaminë Sulltan Mehmeti në Prishtinë, por këtë vit nuk mundi ta kryente këtë obligim.
Disa besimtarë kanë tentuar në fakt të falen në xhamitë e Prishtinës, por dyert e tyre kanë qenë të mbyllura ndërkohë që edhe policia e Kosovës ka qenë atje duke u komunikuar se nuk do të mund të hyjnë brenda. Bashkësia islame e Kosovës njoftoi një ditë më parë për ndalimin e faljeve gjatë kurban bajramit dhe 10 ditëve në vijim ndërkohë që bënë apel edhe për kalimin e festës pa vizitat tradicionale familjare.
Top Channel