FOTO/ Si u fal namazi i Kurban Bajramit në të gjithë botën, pjesë e galerisë edhe Shqipëria

31/07/2020 16:56
Shqipëri, Tiranë

Miliona myslimanë në të gjithë botën, festuan këtë të premte festën e Kurban Bajramit. Mirëpo, si pasojë e pandemisë së koronavirusit kjo festë u festua komplet ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

Besimtarët myslimanë gjatë momentit të faljes, kanë mbajtur distancë nga njëri-tjetri, ndërsa pamjet që vijnë nga Meka dhe Medine, në Arabinë Saudite, janë vërtetë prekëse.

Autoritetet atje kanë ndaluar besimtarët nga shtetet e tjera për të vizituar vendet e shenjta, për të minimizuar në këtë mënyrë përhapjen e mundshme të virusit.

Në vigjilje të festës, besimtarët therin një kafshë, kryesisht deshë dhe shumicën e mishit të tyre ia shpërndajnë të varfërve.

Në fotot e mëposhtme do të shikoni se si u fal namazi i Kurban Bajramit në shumë vende të botës, nuk mungon në foto-galeri as vendi ynë.

Për më shumë ju ftojmë t’i ndiqni.

FOTO GALERI
3/14
Indonezi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA