Tjetër reagim nga zëdhënësi i Metës: Këlyshi i Dobriça Qosiçit të mos provokojë më tej shqiptarët

30/07/2020 16:36

Dy reagime të njëpasnjëshme ka pasur nga zëdhënësi i presidenti Meta, Tedi Blushi pas reagimit të kryeministrit Edi Rama në twitter për Presidentin.

“Këlyshi i Dobriça Qosiçit të mos provokojë më tej shqiptarët se do mbetet një kujtim nga e kaluara!”, shkruan Tedi Blushi në facebook.

Ndërsa më herër e ka quajtur Ramën si “i sëmuri i Surrelit”, që sipas tij ”i kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin”

“I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin apo lobistët e sivëllait të tij që kërkojnë copëtimin dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës. Çfarë mjerimi!”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA