Ndryshimet Kushtetuese/ Bashës nuk i del e keqja: Rama, vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg

30/07/2020 16:03

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar sërish pas votimit të sotëm të ndryshimeve kushtetuese në kuvend.

Kësaj herë duke ju drejtuar kryeministrit Rama ai thotë se koston e konfliktit të krijuar “me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit” do ta mbajë vetëm ai.

Ndërsa shton se: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij.

Reagimi

Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama. Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA