“Je një shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias”, Rama-Metës: Ske asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin

30/07/2020 15:05

Pas reagimit të Presidentit Meta lidhur me ndryshimet kushtetuese të miratuara sot në Kuvend, kryeministri Rama vjen me një postim në twitter.

Duke e akuzuar Presidentin se është një shkelës i Kushtetutës sipas Venecias Rama shkruan:

“Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar! Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz,respektuam Venecian e s’të shkarkuam,sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit!”.

Më tej Kryeministri shton:

“Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!

Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA