Foto/ Pas festës, futbollistët e Tiranës “pushtuan” Kryeministrinë

30/07/2020 20:54

Pas festës që kanë zhvilluar me tifozët mbrëmjen e djeshme deri në agim, futbollistët e Tiranës kanë “pushtuar” kryeministrinë duke pozuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Kanë qenë disa qindra tifozë që së bashku me lojtarët kanë festuar në një nga lokalet në periferi të Tiranës titullin e 25 kampion.

Një festë e cunguar për skuadrën bardheblu, duke qenë që tifozëria nuk ka qenë e lejuar të paktën zyrtarisht që të festojë me skuadrën për të dhuruar spektaklin e saj si në çdo ndeshje të skuadrës bardheblu.

Top Channel