Hija e Messit në reklamën e Suning, Marotta: Nuk kam gisht, Messi te Interi diçka utopike!

29/07/2020 10:18

Hija e Lionel Messit mbi katedralen e Duomos në Milano si reklamë për ndeshjen e Inter-Napoli në televizionin online kinez “PPTV” që është në pronësi të grupit Suning, ka shtuar ndjeshëm zërat për një transferim të yllit argjentinas te Interi gjatë kësaj vere.

Tifozët zikaltër tashmë janë të bindur se ëndrrat mund të bëhen realitet edhe pse Beppe Marotta, adminstratori i deleguar i Interit para ndeshjes ndaj Napolit është munduar t’i frenojë ato.

“Fotoja e Leo Messit? Ishte një projekt për të cilin nuk kisha të drejtë vendimi. Leo është një figurë e madhe e futbollit, por vetëm kaq. Asnjë klub në Itali nuk ka i mundësitë ekonomike për të afruar një yll si Messi. Edhe pse do ishte me vërtetë fantastike të shihje Leon me fanellën e Interin për momentin duket diça utopike. Një transferim i tillë mund të bëhet vetëm nëse drejtuesit bëjnë një sforco ekonomike dhe gjejnë sponsarat e duhur që mund t’i ndihmojnë për të sjellë një yll të tillë në Milano. Sanchez? Ka kontratë dhe dy vite me United dhe jo një kontratë dosido, por shumë të shtrenjtë. Për momentin, është me ne, më vonë do të shohim”, u shpreh Marotta.

Fjalë që mohojnë interesin e Interit për Messin por në të njëjtën kohë Marotta ja kalon topin presidentit Steven Zhang për të bërë realitet një ëndërr kaq madhore për tifozët zikaltër.

Top Channel