
26/02 22:25
Një fotograf i botës së egër ka kapur imazhet e rralla kur një panterë e zezë në Indi të krijon iluzionin optik sikur të ishte hija e leopardit femër që i qëndron pranë.
Pamjet tregojnë panterën e zezë mashkull Saaya, që qëndron në formën e hijes së partneres së saj Cleopatra.
Saaya është tetë vjeçar kurse Cleopatra me pika është 12 vjeçare. Dyshja panterë-leopard kanë qenë një çift prej katër vitesh, dhe kanë një këlysh tetë muaj së bashku.
Gjendja melanike, apo e zeza e panterave shkaktohet nga varianti gjenetik ‘allele’ dhe fëmijët nuk ruajnë ngjyrimin e prindërve.
Vetëm 11 e leopardëve kanë këtë ngjyrim të rrallë.
Top Channel