Presidenti i Bajernit te Mynihut nuk pajtohet me heqjen e pezullimit të Manchester City në skenën evropiane

28/07/2020 13:52

Presidenti i Bajernit te Mynihut, Karl Hajnc Rumenige nuk pajtohet me heqjen e pezullimit të Mançester Sitit në skenën evropiane, duke iu bashkuar valës së sulmeve publike për ekipin qe dominon prej vitesh ne merkato, falë milionave arabe.

“Citizens” u dënuan me dy vjet dhe u gjobitën me 30 milionë euro për shkeljen e fer-plej financiar. Megjithatë, Gjykata e arbitrazhit në sport (KAS) e pranoi pjesërisht ankesën e klubit anglez dhe e hoqi pezullimin. Kas gjithashtu e uli dënimin në 10 milionë Euro.

“Mendoj se vendimi përfundimtar i sjellë nga KAS-it është rezultat i punës se finalizuar keq të UEFA-s. Këtë e kam dëgjuar nga shumë persona dhe mendoj kështu. Megjithatë i uroj kolegët e mi nga Mançester Siti. Mirë për mikun tim Guardiola. E di çfarë do të thotë pjesëmarrje në Ligën e kampionëve për të”, deklaroi Rumenige.

Top Channel