Demi vritet barbarisht teksa Spanja rihap arenat e toreadorëve pas koronavirusit (foto)

28/07/2020 16:17

Pamje të tmerrshme tregonin sot sesi shpata e ngulur dridhej në kurrizin e demit që jetonte momentet e fundit, teksa Spanja hap për herë të parë arenat e toreadorëve pas izolimit të koronavirusit.

Spektakli makabër u xhirua në stadiumin e demave në Avila, 55 mije në perëndim të kryeqytetit Madrid, dhe shkaktoi një valë të re kritikash për sportin e përgjakshëm, sidomos në një kohë kur vendi nuk ka vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit.

Carmen Ibarlucea, e grupit të të drejtave të kafshëve La Tortura No Es Cultura (Tortura nuk është kulturë), tha: “Ne sapo e kaluam një over-dozë vdekjesh e dhimbjeje muajt e fundit”.

Skenat u regjistruan nga aktivistët e kafshëve dhe tregonin gjakun që rridhte nga goja e kafshës pasi ishte goditur me shpatë në zverk nga matadori.
Ndërsa ky u fundit u tërhoq duke parë sesi kafsha vdiste vdekjen e ngadaltë e të dhimbshme para tij.

Pasi hodhi disa hapa demi u shemb përtokë çka u shoqërua me brohorimë nga audienca.

Një prej matadorëve kishte pantallonat e tij karakteristike ‘taleguilla’ të grisura, teksa luftoi me kafshën para se ta vriste.

Në pamje shihej gjithashtu që arena e luftës së demave ishte vetëm gjysmë e mbushur dhe spektatorët ishin të paktë.

Pas vdekjes së demit thundra e tij iu pre, çka sipas traditës tregon se turma është e kenaqur me matadorin. Veshët ose bishti i demit gjithashtu priten për t’u dhënë si dhurata.
Por izolimi i koronavirusit e ka goditur rëndë dhe këtë sport, krerët e të cilit kanë kërkuar subvencione nga shteti.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA