Është një prej pyetjeve më të mëdha të momentit: A mund të merret vërtet Covid 19 dy herë?
Shkencëtarët në fakt, nuk janë shumë të sigurtë për përgjigjen. Ata mendojnë megjithatë, se gjasat për një gjë të tillë, janë shumë të vogla. Që në fillim, ekspertët e kishin parashikuar se njerëzit që preken nga koronavirusit do të arrijnë të krijojnë një lloj imuniteti kundër përsëritjes së infeksionit. Ata nuk e dinë megjithatë se sa shumë mbrojtje mund të sigurohet në këtë mënyrë dhe sa kohë do të zgjasë.
Po atëherë, çfarë tregojnë raportet për njerëz që kanë dalë pozitivë disa javë pas shërimit? Ekspertët besojnë se ata thjesht kanë vuajtur përgjatë gjithë kohës prej sëmundjes ose testet, në të vërtetë mund të kenë zbuluar gjurmë të infeksionit fillestar dhe ashtu është menduar se personi është prekur dy herë. Pastaj nuk përjashtohet as mundësia tjetër, që testet të mos kenë qenë të sakta. Për viruse të ngjashme, studimet tregojnë se njerëzit mund të krijojnë antitrupa që zgjasin nga tre muaj deri në një vit. Është ende herët të thuhet me saktësi sipas tyre, se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me koronavirusin.
Top Channel