Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se pavarësisht infektimit me Covid-19, gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë e mirë.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për interesimin dhe përkrahjen, ndërsa ka thënë se “Mezi po pres të rikthehem në aktivitete dhe shumë punë të mira në Partinë Demokratike të Kosovës”.
Ky është statusi i tij i plotë:Të dashur qytetarë,Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese që po më dërgoni këto ditë gjatë ballafaqimit me covid-19.
Dua të ju informoj se unë jam shumë mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim. Mezi po pres të rikthehem në aktivitete dhe shumë punë të mira në Partinë Demokratike të Kosovës. Ju ftoj të gjithëve që të bëni shumë kujdes, t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!
Top Channel