Një aksion për kapjen e personave të dyshuar në lidhje me ngjarje kriminale është zhvilluar në qytetin e Elbasanit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona të cilët dyshohet se kanë ‘gisht’ apo informacione lidhur me ngjarjen e pak ditëve më parë, ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani.

Ndërkaq ditën e sotme në Elbasan ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ku është shprehur “Policia Kriminale të intensifikojë veprimet në drejtim të marrjes së informacioneve për personat me tendencë kriminale”.

Ndërkohë ditën e nesërme pritet të ketë informacione zyrtare nëse personat e shoqëruar do të rezultojnë të përfshirë në vrasjen e Ramazanit apo edhe në veprimtari të tjera kriminale.

Top Channel