I ftuar në emisionin ‘Top Talk’ ditën e sotme ka qenë analisti Frrok Çupi, i cili ka folur rreth vendimit të mazhorancës për të mos shkarkuar nga detyra Presidentin Ilir Meta.
Çupi ka thënë se me këtë vendim mazhoranca ka treguar dobësi dhe ka zgjedhur që më mirë të humbas mbështetës sesa të rrëzojë nga detyra Metën.
Sipas tij Presidenti Meta, tashmë ka futur në kurthin e tij të gjithë Shtetin. Kjo sipas Çupit vjen për shkak se Rama ka dhënë shumë koncesione tek Meta.
“Alegoria është kjo, se sot mazhoranca nuk dihet se kur do ti mbledh besimtarët e vet. Pak më tej është një akt që ka goditur fortë besimin te shteti. Shteti ynë është goditur me armë me vrasje politike, me ligj kundër pronës. Me drejtësi të padrejtë ndërsa sot u godit besimi. Shteti a ndodhet në rrezik? Mazhoranca tregoi se është e dobët. Kjo i kall datën qytetarit. Kjo mazhorancë dëshmoi se ka arsye por nuk ka forcë.” tha Frrok Çupi.
“Ka kohë që po flitet se ka një lidhje mes tyre, por unë jam skeptik. Mendoj se nuk ekziston. Sot Ilir Meta e ka futur në kurth Shtetin. Sot është radha e Ilir Metës. Jo të Edi Ramës, se ky u detyrua të lëshojë koncesione të mëdha ndaj Ilir Metës. Mazhoranca më mirë pranoi të hedh pasagjerët e vet se Ilir Metën. Është ikona e korrupsionit” tha Frrok Çupi.
Top Channel