Sipas analistit, Frrok Çupi, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të jetë gjithnjë aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka deklarua në emisionin ‘Top Talk’ se Basha edhe nëse qëndron i heshtur dhe pa u përfshirë në aksione politike, do të jetë aleat i SHBA. Sipas tij kreu i PD-së po përdoret mirë nga prezenca amerikane në vend.

“Basha mban vulën, dmth Sa kohë që ai ka vulën, çdo dhunë nuk do ketë PD me vete. Basha është i vetmi sot edhe duke heshtur, që do jetë aleat i SHBA. Edhe duke numëruar në vend do jetë aleat. Basha po përdoret mirë. Atë kemi atë përdorin.” tha Frrok Çupi.

Top Channel