10 vajzat e shtangës/ Ekipi i Partizanit që e ka monopol kampionatin dhe kupën e Shqipërisë

27/07/2020 20:10

Peshëngritja i konsideruar gjithmonë një sport jo vetëm elite por edhe tradite për vendin tonë, ka qenë i orientuar kryesisht tek meshkujt dhe me shumë pak femra të cilat kanë rezultuat pozitiv në kulmin e karrierës së tyre ndërkombëtare.

Për të krijuar një model tjetër ka menduar ish-peshëngritësi , dikur kampion dhe me rezultate të mira kombëtare dhe ndërkombëtare, Ervis Tabaku. Në palestrën e tij të cross-fit-it ai krijuar një ekip profesionist vajzash të cilat garojnë nën logon e Partizanit

Ervis Tabaku, trajner peshëngritje: Duke bërë cross fit dhe ai është një sport që ka shumë peshëngritje më kërkuan të bëjmë një grup peshëngritje. E filluam para 4 vitesh dhe tani kam një ekipi të plotë me 10 vajza.

– Sa e vështirë është të bindësh vajzat të merren me një sport që konsiderohet meshkujsh?

Ervis Tabaku: Shumë e vështirë është sepse krijon pengesa të mëdha familja. Prindërit krijojnë probleme për meshkujt jo më vajzat. Megjithatë unë i kam bindur duke i orientuar jo vetëm në sport por edhe në gjërat e tyre. Të merren me universitetin apo biznese private ca të munden.

“Kam filluar në fillim cross fitin dhe pastaj më pëlqejnë shumë peshat dhe u mora me peshëngritje”.

-Profesori më tha që jeni të lira në përgjithësi të merreni me shkollën dhe me biznes privat siç merreni dhe ju.

“Po kam një biznes timin privat, gjatë kohës që jam këtu e mbyll më pas shkoj merrem me të gjithë kohës”.

– Pra nuk do ta kesh jetën të varur nga sporti?

“Jo jo dua të jem në të gjitha edhe në familje edhe në biznes edhe sport”.

– Ekipi i vajzave të Partizanit për femra e ka monopol kampionatin dhe kupën e Shqipërisë, sic na tregon vetë trajneri Tabaku.

“Po po ky është viti i katërt që ne fitojmë dhe kupën dhe kampionatin”.

Top Channel