Karantinë për Champions/ City-Real do të luhet në një fushë neutrale

26/07/2020 12:44

Koronavirus rikthehet si kërcënim për turneun më prestigjioz të futbollit të klubeve, e në veçanti për sfidën mes Mancester Siti dhe realit të Madrid, kthim i 1/8 të finaleve të Champions i programuar në 7 Gusht.

Për shkak të shtimit të numrit të të infektuarve në Spanjë, autoritetet britanike kanë aplikuar një karantinë të detyrueshme prej 14 ditësh për të gjithë ata që vijnë nga vendi iberik.

Por ky vendim i qeverisë Xhonson shqetëson realin e Madridit që kështu pamundësohet për të luajtur ndeshjen në Etihad Stedium, pasi skuadra nuk mund të qëndrojë dy javë e izoluar. Kjo situatë ka shtyrë UEFA-n të mendojë zgjidhje alternative dhe të gjejë stadiume neutrale.

Në ndeshjen e parë Mançester Siti është imponuar 2-1 ndaj galaktikëve dhe është favorit për të qenë në fazën “Final 8” në Lisbonë.

Por kthehet në një rebus, situata rreth stadiumit të përplasjes së pretendentëve. UEFA mendon Porto ose Gimaraesh si stadiumet alternative në rast se qeveria britanike nuk do të lehtësojë masat të paktën për ekipet e futbollit. Nëse nuk luhet në Etihad Stedium, sfida e Sitizens do spostohet jashtë kufijve.

Top Channel